​Kupa e Italisë/ Interi dhe Milani përballen në kërkim të finales, formacionet e mundshme

1 minut lexim

Pasi i ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e parë, Interi dhe Milani sot do të luajnë ndeshjen kthyese në “Giuseppe Meazza” nga ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Dy rivalët e qytetit të modës gjithashtu janë duke luftuar kokë më kokë për titullin kampion në këtë edicion të Serie-A.

Përderisa skuadra e Simone Inzaghit vjen e kompletuar në këtë sfidë, ajo e Stefano Piolit ka disa mungesa të rëndësishme si Casctillejo, Florenzi, Ibrahimovic dhe Kjaer.

Ndeshja starton nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Dzeko

Milan: (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria; Bennacer, Tonali; Leao, Kessie, Saelemaekers; Giroud

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Largohet protokollet anti-Kovid në Kuvend

Story i radhës

Senatorë amerikanë i shkojnë për vizitë Vuçiqit, temë e nxehtë pritet të jetë Rusia

Të fundit nga