Tifozët e emocionuar në Francë dhe Argjentinë po numërojnë orët për atë që premton të jetë një finale e paharrueshme e Kupës së Botës në Doha.
Historia është në ‘linjë’ për të dyja palët. Franca synon të bëhet vetëm skuadra e tretë që ruan trofeun në historinë e saj 92-vjeçare, duke ndjekur gjurmët e Italisë dhe Brazilit.
Trajneri i tyre, Didier Deschamps, i cili ishte kapiten i Francës drejt fitores në vitin 1998, po përpiqet gjithashtu të bëhet trajneri i parë që nga Vittorio Pozzo i Italisë në 1938 që fiton tituj të njëpasnjëshëm.
Për Argjentinën, shpresat dhe ëndrrat e kombit qëndrojnë mbi supet e Lionel Messit. Ndoshta lojtari më i madh i të gjitha kohërave, shpreson të kurorëzojë një karrierë të shkëlqyer me një medalje fituesi të Kupës së Botës në atë që 35-vjeçari thotë se do të jetë ndeshja e fundit për vendin e tij.
Kjo është finalja e katërt e Francës në shtatë Kupat e Botës. Ndër statistikat që ndahen me emocion nga tifozët është se Franca është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës. Humbja e fundit ishte në vitin 1978 nga Argjentin.
Ndërsa numërimi mbrapsht fillon, Presidenti Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte janë nisur për në Katar.
Ata do të shoqërohen nga një delegacion personalitetesh sportive, përfshirë gjyqtaren Stephanie Frapport, e cila në fillim të këtij muaji u bë gruaja e parë në krye të një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj.
Është udhëtimi i dytë i presidentit në Katar në katër ditë. Duke përmbushur një premtim që bëri në fillim të kompeticionit, ai fluturoi për në gjysmëfinale kundër Marokut të mërkurën.
Ka pasur disa kritika ndaj Presidentit Macron, por në përgjithësi vihet re se sa më shumë Franca ka përparuar në kampionat, aq më të pakta janë bërë thirrjet për bojkot.