Kupa e Afrikës, të paktën 6 vdekur nga turma në Kamerun

KAMERUN – Të paktën gjashtë persona vdiqën nga shtypja e turmës jashtë stadiumit ku zhvillohej të hënën në Kamerun një ndeshje e Kupës së Afrikës. Njoftimi u bë nga një zyrtar vendas, duke ngritur kështu edhe dyshime mbi aftësitë e këtij vendi të Afrikës Qendrore për të organizuar aktivitetin më të madh sportiv të kontinentit.

Naseri Paul Biya, guvernatori i rajonit qendror të Kamerunit, tha se mund të ketë më shumë viktima.

“Nuk jemi në gjendje t’ju japim numrin total të viktimave”, tha ai.

Shtypja ndodhi ndërsa turmat përpiqeshin të hynin në stadiumin Olembe në kryeqytetin Yaounde për të parë ekipin e vendit organizator duke luajtur me ekipin Comoros në një ndeshje eliminatore në Kupën e Afrikës.

Zyrtarët në spitalin e afërt Messassi thanë se mbërritën të paktën 40 persona të plagosur, të cilët policia dhe qytetarët i kishin dërguar me urgjencë në spital. Zyrtarët thanë se spitali nuk mund t’i trajtonte të gjithë.

“Disa nga të plagosurit janë në gjendje të dëshpëruar”, tha Olinga Prudence, një infermiere. “Do të na duhet t’i evakuojmë në një spital të specializuar”.

Dëshmitarët në stadium thanë se kishte edhe fëmijë mes personave të shtypur nga turma. Ata thanë se incidenti ndodhi kur kujdestarët e stadiumit mbyllën portat dhe nuk i lejuan njerëzit të hynin.

Zyrtarët e futbollit thanë se rreth 50 mijë njerëz ishin përpjekur të ndiqnin ndeshjen. Stadiumi ka një kapacitet prej 60 mijë, por nuk ishte menduar që do të ishte më shumë se 80% i mbushur për shkak të kufizimeve në madhësinë e turmës prej pandemisë së koronavirusit.

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), e cila drejton Kupën e Afrikës, tha në një deklaratë se ishte në dijeni të incidentit.

CAF aktualisht po heton situatën dhe po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi atë që ndodhi”, tha ai. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë e Kamerunit dhe Komitetin Organizator Vendas“.

Një nga zyrtarët më të lartë të federatës, Sekretari i Përgjithshëm Veron Mosengo-Omba, shkoi për të vizituar tifozët e plagosur në spital, thuhet në deklaratë.

Kameruni po organizon Kupën e Afrikës për herë të parë në 50 vjet. Ishte menduar të organizonte turneun në vitin 2019, por aktiviteti u hoq atë vit dhe iu dha Egjiptit për shkak të shqetësimeve në lidhje me përgatitjet e Kamerunit, veçanërisht gjendjen e stadiumeve të tij.

Stadiumi Olembe ishte një nga objektet që u mbajt në qendër të vëmendjes.

Image

Zjarri në klubin e natës

Incidenti i së hënës ishte goditja e dytë serioze për vendin brenda një dite, pasi të paktën 17 persona vdiqën në një zjarr të shkaktuar nga një seri shpërthimesh në një klub nate në Yaounde të dielën.

Pas atij incidenti, Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i kërkoi vendit që të jetë vigjilent, ndërsa mirëpresin aktivitetin më të madh sportiv në një gjysmë shekulli.

Kameruni fitoi ndeshjen e së hënës 2-1 dhe u kualifikua për në çerekfinale./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 25 janar 2022

Story i radhës

Imam i Shipkovicës, flisni me shpirt se Zoti di shqip…!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish