Putinit unë ia kam treguar anegdotën e majmunit, e filloi diskutimin Vuçiq, i cili kishte probleme të dilte jashtë, (apo thënë shkurt, të dhihej ). Kur majmuni herëve tjera donte të hante diçka, e maste së pari në prapanicën e tij, nëse ia zinte e hante, nëse jo nuk rrezikonte.
Putinit ia pata bërë me dije, mati punët mirë me prapanicën tënde, para se të fillosh me ëndrrat tu. Ai ma kthente: a doni ju serbët që ta ktheni Kosovën dhe unë në këtë pikë dorëzohesha. EU do e shthuri thoshte. Që të gjithë i kam futur në dorë me varësinë e gazit. Nëse pres më gjatë ata i kanë vënë parametrat që deri me 2035 t´i ndërprejnë djegiet me fosilet. Momenti është, sot ose kurrë.
Unë atë që e kam planifikuar edhe e kam realizuar. Këtë e kam dëshmuar së fundi edhe me Krimenë, më 2014. Sot kërkoj nga Serbia që të më ndjek dhe të veproi sipas modelit gënje, shantazho, planifiko dhe kur unë kërkoj sulmo: duke filluar nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e të tërë Ballkanin.
Unë sapo ta pushtoj Ukrainën, EU vetë do të shpërbëhet, pastaj do të vazhdoi t´i rimarr një nga një shtetet e ish bllokut socialist.
SHBA do të mbeten vetëm, pa EU. Atyre do ua lëshoj në shpinë Kinën, Korenë Veriore, Afganistanin dhe Iranin, po pat nevojë edhe vetë do të intervenoi për t´i gjunjëzuar.
Ky do të ishte Rendi i Ri Botëror, të cilin unë do e diktoi. Serbinë do e bëjë zot të Ballkanit, kurse të tjerat do i mbaj vetë.
Kështu thoshte Putini, para se ta sulmonte Ukrainën, kurse sot kemi një realitet të ri. Rusia s´di a do të jetë në gjendje ta mbrojë vetveten, e jo ta pushtoj dike.
Duke e parë këtë situatë alarmuese për Serbinë, unë ju kam ftuar që të gjejmë rrugëdalje dhe mbrojtje për sigurinë nacionale të shtetit tonë Serbisë.
Sot shtrohet pyetja: çka do të bëhet me projektin tonë, bota serbe, që përmes Ballkanit të Hapur kisha synim ta veja në jetë. Pastaj kur unë pledoja që ta ruanim Thaçin, ju dorëzonit për te akuza dhe dokumentacion në Gjykatën Speciale. Unë kisha plane që me Thaçin dhe Ramën ta ndanim Kosovën, por ju kënaqeshit që Thaçi po i dorëzohej Hagës.
Ju nuk paramendonit se pas Thaçit nuk do të vinte në pushtet as Mustafa e as Haradinaj, por sot është ky, të cilin e kemi, Kurti. Ky synon që ta gjunjëzoj dhe shkatërroj Serbinë.
Unë qëndrova, rezistova dhe nuk i pranoja teneqet e tyre, po efektet e luftës së Ukrainës, po e shtojnë presionin ndaj meje dhe Serbisë.
Ekziston rreziku që po u shpërbë Rusia, në të njëjtën mënyrë do ta shpërbëjnë edhe Serbinë. Këtë mezi po e presin armiqtë tanë shqiptarët, të cilët i kanë mprehë shpatat të na i marrin territoret tona, duke i ndjekur edhe ata pak serb që kanë mbetur në Kosovë.
Ne kemi derdhur miliona me partnerët tanë Turqinë dhe Arabinë në godinat fetare që i kemi ndërtuar dhe jemi duke i ndërtuar për ta. Kemi derdhur miliona në propagandë, në përçarje mes spektrit politik, shkollimin fetar, shaminë dhe ferexhen, por ia vlen e gjithë kjo, kur tash po e shohim shembjen e Rusisë.
Unë dua diskutime konkrete dhe propozime nga ju. Dua zgjidhje të menjëhershme, sepse përndryshe edhe unë mund të përfundoj sikurse Putini. Mua nuk më dhimbset vetja, po hallin e kam: çdo të ndodhë me Serbinë.
Shkrim me përmbajtje sarkastike nga Mars – Rover.