kunder guardioles 63e235d651fc7

Kundër Guardiolës

February 7, 2023
1 minut lexim

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munih ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos dimërore. Jo vetëm për rëndësinë e lojtarit, por edhe për kohën e rrufeshme dhe të papritur të marrëveshjes.

Për atë që ndodhi ka komentuar edhe Bernardo Silva, lojtari aktual i “qytetarëve”, i cili është goditur nga lamtumira, ndonëse e huazuar për momentin, e bashkëkombasit të tij.

Duke folur për “Eleven Sports Portugal”, mesfushori i Manchester City tha: “Ne jemi të lumtur për Joao.

Të shkonte te Bayerni ishte zgjidhja më e mirë për të.

Sigurisht, ky është një lajm i trishtuar për ekipin dhe për mua, sepse nuk do të jemi në gjendje ta kemi në anën tonë.

Cancelo e di që më pëlqen shumë si lojtar, por mendoj se ai mori vendimin më të mirë, bazuar në nevojat e tij dhe jam shumë i lumtur për të”.

Anësori do të transferohej te Bayerni pas tensioneve me Guardiolën, edhe nëse vetë trajneri katalanas e ka bërë të qartë tashmë se duke qenë në huazim, e pret atë në skuadër nga vera e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne hetim prej 8 muajsh bandes shqiptare i sekuestrohen 805 kg kokaine prane senegalit 7 te arrestuar 63e23394e2187
Story i mëparshëm

Në hetim prej 8 muajsh/ Bandës shqiptare i sekuestrohen 805 kg kokainë pranë Senegalit, 7 të arrestuar

subvencione per faturat e energjise elektrike bekteshi tregon cilat familje do te perfitojne 63e23689b6818
Story i radhës

Subvencione për faturat e energjisë elektrike, Bekteshi tregon cilat familje do të përfitojnë

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë