kumanova ndau 1 milion denare ndihme turqise dhe sirise 63e2dfc988770

Kumanova ndau 1 milion denarë ndihmë Turqisë dhe Sirisë

February 7, 2023
1 minut lexim

Kumanovë, 8 shkurt – Këshilli i Komunës së Kumanovës sot në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të ndajë 1 milion denarë ndihmë për popullatën e vuajtur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.

Vendimi është marrë unanimisht nga 27 këshilltarët e pranishëm.

“Mjetet janë nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2023, nga rezervat rrjedhëse. Mjetet në vlerë prej 1.000.000 denarë do të shpërndahen nga 500.000 denarë për të dyja shtetet”, thuhet në propozim-vendimin drejtuar Këshillit.

Komuna e Kumanovës tashmë ka vendosur kontakte me përfaqësitë diplomatike dhe paratë do t’i derdhen në llogaritë që do t’u dorëzohen atyre sapo të publikohet vendimi në Gazetën Zyrtare.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

rrahu nxenesin kallezim penal per mesuesin nga tetova 63e2df32f073d
Story i mëparshëm

Rrahu nxënësin, kallëzim penal për mësuesin nga Tetova

roma pergatitet per stadiumin e ri ja kur do ta kete gati 63e2e57d10728
Story i radhës

Roma përgatitet për stadiumin e ri, ja kur do ta ketë gati

Të fundit nga

ShkoLartë