kulla qe sfidoi luften vizita e kurtit ne voksh te decanit 694bb5bfdf19c

Kulla që sfidoi luftën: Vizita e Kurtit në Voksh të Deçanit

December 24, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri në detyrë, njëherësh edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në kullën e Azem Lokajt në Voksh të Deçanit.

Kurti në Voksh, vëzhgoi nga afër restaurimin e kullës në Voksh, ku nga afër zhvilloi edhe një dialog me një banorë të këtij fshati, përcjell “Bota sot”.

Dialogu:

Banori: Mirëdita dhe mirë se erdhe kryeministër, në Vokshin e kullave të gurit.

Kurti: Mirë se ju gjeta.

Banori: Gjatë luftës, kjo është granatu dhe pastaj është djeg plotësisht edhe me ndihmën e juaj dhe bashkëpunëtorëve tu, drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore, Shpresa Gjonbalaj me stafin e saj, po ashtu edhe ministri Hajrulla Çeku, kanë kontribuar që kjo sot të duket kësisoj, e kur të kryhet edhe më mirë.”

Kurti: E gëzofshim të gjithë, e njerëzit e fort duan kulla të forta, prandaj ne do t’i mbështesim gjithmonë, t’i rindërtojnë kur janë shkatërru e t’i rinovojnë kur janë dëmtu, se këto janë trashëgimi kulturore që duhet t’i shërbejë zhvillimit të turizimit, por edhe kujtesës kolektive.

Kjo vizitë, dëshmoi përkushtimin e qeverisë për kujdesjen për trashëgiminë tonë kulturore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

youtube mbyll kanalet qe shperndanin video mashtruese me ai 694bb58e2e9ab
Lajmi i mëparshëm

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AI

ari rritet mbi 4 mije e 500 dollare per here te pare 694bb5d592c79
Lajmi i radhës

Ari rritet mbi 4 mijë e 500 dollarë për herë të parë

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë