kuleba takohet me blinkenin bisedojne per ndihmen e re amerikane 6280d36d14fd4

Kuleba takohet me Blinkenin, bisedojnë për ndihmën e re amerikane

May 15, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Berlin më 15 maj. Ai tha se “më shumë armë dhe ndihmë tjetër është nisur drejt Ukrainës”.

Kuleba pritet të informojë ministrat e Jashtëm të NATO-s gjatë takimit në Berlin lidhur me situatën në Ukrainë dhe se si aleanca ushtarake mund ta ndihmojë më tej shtetin e tij i cili po lufton me forcat ruse, qëkur Moska nisi pushtimin më 24 shkurt.

“Ne u pajtuam të punojmë së bashku që të sigurohemi se eksportet ukrainase të arrijnë te konsumatorët në Afrikë dhe Azi. Mirënjohës ndaj sekretarit Blinken dhe SHBA-së për lidershin dhe mbështetjen e palëkundur”, shkroi Kuleba në Twitter.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Blinken dhe Kuleba kanë biseduar për ndikimin e pushtimit rus, përfshirë edhe për sigurinë ushqimore të botës.

“Sekretari i ofroi detaje lidhur me ndihmën e fundit amerikane të sigurisë që ka për qëllim të rrisë mbrojtjen e Ukrainës”, tha Price.

Më 11 maj, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një pako të re të ndihmës amerikane për Ukrainën. Pakoja e re, që është në vlerë prej 40 miliardë dollarësh, është e përqendruar në ndihmë të ushtrisë ukrainase dhe ekonomisë së këtij shteti./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fashisti vuciq po i kercenohet kosoves 6280ce78e163c
Story i mëparshëm

Fashisti Vuçiq, po i kërcënohet Kosovës!

studim njerezit nenvleresojne se sa shume do te kenaqeshin ne biseden me nje te huaj 6280d3726cba9
Story i radhës

Studim / Njerëzit nënvlerësojnë se sa shumë do të kënaqeshin në bisedën me një të huaj

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë