kuksianet neser protestojne ne morine kunder vendimit te qeverise se kosoves per tri vaksinat 61ede23d5e814

Kuksianët nesër protestojnë në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tri vaksinat

January 23, 2022
1 minut lexim

Qytetarët e Kukësit nesër në ora 10 do të zhvillojnë një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinë.

Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit.

Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjergj stefa me shqeteson gjuha e perdorur nga veliaj sporti eshte i pavarur 61ede234de27a
Story i mëparshëm

Gjergj Stefa: Më shqetëson gjuha e përdorur nga Veliaj, sporti është i pavarur

ngjarjet per diten e neserme 61ede23e8b575
Story i radhës

Ngjarjet për ditën e nesërme

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 2 Prill 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur me situatat e dyshimta. Sa
ShkoLartë