Kukësi ka filluar përgatitjet për tu bërë gati për sezonin e ri, me objektivin që është fillimi i titullit kampion.
Verilindore këtë fazë do ta kryejnë në Turqi, ku do të zhvillojë tre sfida miqësore.
Në 29 korrik, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të ndeshet me skuadrën e Superligës turke, Istanbulsporin.
Në 4 gusht Kukësi do të ketë përballë Tuzlasporin dhe miqësoren e fundit do ta luajë përballë skuadrës nga Arabia Saudite, Etifak, e cila daton në 9 gusht.