Kuka: Përkushtim e sakrificë që po shpaguhet dita ditës 

December 23, 2022
1 minut lexim

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë – 63 kg në garën prestigjioze “Masters”, që u mbajt në Jerusalem.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka disa fjalë për Laurën. 

“Nga këndi i një trajneri…

Buzëqeshja e Laurës për medaljen në Masters!

Përkushtim e sakrificë që po shpaguhet dita ditës.

Ndodh që kalojnë muaj të shumtë pa vizituar familjen e saj që jeton në Mitrovicë, vetëm e vetëm që të mos humb asnjë stërvitje të vetme, e kjo shpaguhet!

Sistemi i punës në ekipin tonë funksionon sikur detyrat e vështira të matematikës, po su ndale rezultatet vijnë, patjetër!

Kaq për sot!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto 4 shenja të horoskopit do të marrin shumë energji dhe fat për ditët e fundit të Dhjetorit

Story i radhës

​KE miraton ndihmën për kompanitë e gazit në Poloni

Të fundit nga

ShkoLartë