​Kuka: Dy vite më parë përjetova njërën nga çmenduritë më të mëdha

July 24, 2023
1 minut lexim

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka rikthyer në memorien e të gjithëve momentin kur Distria Krasnqi, pikërisht më 24 korrik 2021 u shpall kampione olimpike në Tokio të Japonisë.

Këtë sukses të madh të xhudistes kosovare, Kuka thotë se e kishte përjetuar si një çmenduri të madhe dhe me ndjenja të papërshkrueshme.

“Për një ditë e javë të mbarë, 24 Korrik 2021, çmenduri. Tash dy vjet më parë Budokan Tokyo po njoftohej me kampionen e parë Olimpike në tempullin e xhudos. Nuk ishte Japonia por Kosova që ngadhënjeu”, ka shkruar Kukan ë Facebook.

Ai më pas shpreh krenarinë e tij që xhudistet kosovare po i tregojnë botës kualitete e tyre, derisa shton se një ndjesi të tillë do t’ia dëshironte çdo trajneri, raporton KosovaPress.

“Shqiptare e lindur në Pejë e rritur dhe ndërtuar si sportiste në një lagje të qytetit tonë. Distria Krasniqi e Artë. Na bëri krenar, Majlinda e filloi Disi e Nora e vazhduan, të gjitha të arta. Sot dy vjet ishte çmenduri për mua, ndjenja të papërshkrueshme. Do doja që çdo trajner të përjetoj ndjenja të tilla.”, ka shkruar Kukan ë fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ganimete Musliu: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja

Story i radhës

Fitoi zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë, Edison Memolla: Falenderoj të majtë e të djathtë që më besuan

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë