Distria Krasniqi sot ka treguar klasin e saj, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 52 kg në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se Disi ka pasur prej ditëve më të vështira.
Ai ka treguar edhe arsyet pse Disi ka hasur në vështirësi në duelin për medalje të bronztë ndaj gjermanes, Mascha Ballhaus, të cilën e mposhti pas 10 minutave e 29 sekonda.
“Distria e ka pas një prej ditëve më të vështira deri me sot, natyrisht një prej arsyeve është edhe ndërrimi i kategorisë por edhe arsyeja tjetër është se gjatë luftës repesazh ka pësuar një lëndim i cili ka ndikuar në përformancën e saj.
E mira e gjithë kësaj është që erdhi medalja e Kampionatit Evropian e që e kurorëzon 10 – vjeçarin e medaljeve evropiane radhazi!
Kjo e vërteton punën në vazhdimësi të ekipit kosovar të xhudos”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.