Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka shumë momente të veçanta, por i kujton disa momente interesante, sidomos kur i shënonte gol Cërvena Zvezdës së Beogradit, Partizanit të Beogradit dhe Hajdukut të Splitit. Shala – mbreti i përjetshëm i Maksimirit të Veriut.
Kujtim Shala sot është mbret i tifozëve të Dinamos! Kujtim Shala sot është më i respektuari në futbollin kroat.
Media kroate “germanijak.hr”, e pyet z. Shala, në karrierën tuaj ke marrë kartonë të verdhë duke hequr fanellën për t’i festuar golat e tu dhe trajneri juaj Vlatko Markoviq të ka bërtitur që të mos e bësh këtë dhe të ndëshkonte, por ju nuk u dorëzuat, sërish e bëni?
“Po, është e vërtetë, zoti Markoviq më ka gjobitur për secilin gol timin, por kjo nuk më intereson.
Kam festuar çdo gol që kam shënuar për tifozët më të mirë BBB – ‘Bad Blue Boys’.
Golat e mi të preferuar dhe më të bukur kanë qenë ndaj Hajdukut dhe nuk duhet harruar Partizanit, Cërvena Zvezdës…”, thotë Shala.