“Kujtesa e qënies” nga Abramoviç, ekspozita unike e artistes serbe në “Kaunas, Kryeqyteti i Kulturës 2022”

March 30, 2022
1 minut lexim

Ekspozita “Kujtesa e qenies” e artistes serbe Marina Abramovic vjen si  pjesë e programit të Kaunas – Kryeqytet i Kulturës 2022. Për herë të pare, pritet të shfaqet një video-instalim spektakolar i dokumentimit të performancës dhe filmave të artistes ikonë në botën e artit.

Artistja serbe Marina Abramovic vjen më një ekspozitë me rastin e Kaunas, Kryeqytetit Evropian të Kulturës 2022. E titulluar “Memory of Being” ose “Kujtesa e qenies”, ekspozita e Abramovic është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm në Kaunas, Lituani, por edhe në Evropë.

Sipas drejtorit të Institutit “Marina Abramovic”, Giuliano Argenziano, ekspozita do të ketë një formë unike, pasi për herë të parë do të shfaqet një video-instalim spektakolar i dokumentimit të performancës të artistes.

Në ekspozitë do të shfaqen në detaje veprat e Marina Abramovic nga vitet 1960 deri në ditët e sotme, biografia, intervista të saj artistike, manifesti I famshëm dhe metoda unike krijuese.

Një nga kuratoret e ekspozitës Waclaw Kuczma pohon se arti i Marina Abramovic është kaq ndikues për shkak të vizionit dhe parandjenjave fatale të së ardhmes që fshihen brenda saj. Kuratori Arvydas Žalpys vëren korrelacione historike – botëkuptimi i njerëzve të rajonit tonë është i njohur për punën e këtij artisti.

Që nga koha e Perdes së Hekurt Sovjetike, artistët lituanezë dhe përfaqësues të kulturës u përpoqën të gjenin informacione për veprën e Marina Abramović-it në mënyra të ndryshme.

Ajo simbolizonte një kërkim të guximshëm të lirisë, duke tejkaluar frikën dhe duke u çliruar nga prangat e njohura të sistemit sovjetik.

Për vitin 2022, Kaunas është shpallur Kryeqyteti Evropian i Kulturës, ndaj ekspozita “Memory of Being” e Marina Abramovic do të jetë një pike e fortë dhe tërheqëse për publikun vendas dhe vizitorët e huaj. Ajo do të jetë e hapur deri më 31 korrik.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dega e Alternativës në Çair zgjedh kryetarin e ri

Story i radhës

Rusia mund të përjashtohet nga FIFA

Të fundit nga

ShkoLartë