Dega e Alternativës në Çair zgjedh kryetarin e ri

Dega e Alternativës në komunën Çair, në Kuvendin e sontëm zgjedhor ka zgjedhur për kryetar Faton Fazliun.

Në fjalën e tij ai falënderoi kryetarin e deritanishëm, Erhan Zyberin, për garën demokratike dhe korrekte, si dhe për punën e deritanishme që e ka bërë në drejtimin e degës.

“Sonte, në një atmosferë impozante, vëllazërore dhe festive, m’u dha besimi që në katër vitet e ardhshme t’i prij degës së Alternativës në Çair.

Po e pranoj detyrën për të parin e Çairit në Alternativë duke e ndjerë detyrimin e madh ndaj këtij subjekti që më ka rritur nga viti 2014.

Në të vërtetë, unë kam qenë këtu para se të lindë kjo parti, kam qenë në të gjitha sukseset e dështimet dhe sot me plot ndërgjegje e pranova sfidën që ta kthej degën e Çairit aty ku ka qenë – dega më e fuqishme e secilës parti në Çair.

Me këtë rast u premtova kuvendarëve se te Fatoni do ta gjeni njeriun që e forcon degën dhe që i sjell sukseset. Uroj që nesër këtë mbështetje të mund ta kthejmë me suksese në zgjedhje.

Faleminderit shumë për mbështetjen. Na priftë e mbara!”, deklaroi në fjalimin e tij kryetari i ri i degës, Faton Fazliu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas regjistrimit si do të cilësohet shqipja, gjuha që flasin 20 apo 30% e popullsisë?

Story i radhës

“Kujtesa e qënies” nga Abramoviç, ekspozita unike e artistes serbe në “Kaunas, Kryeqyteti i Kulturës 2022”

Të fundit nga