kujt i sherben rezoluta e shqiperise per iranin kapri politikisht perfiton rama 69b9e293a5746

Kujt i shërben rezoluta e Shqipërisë për Iranin?/ Kapri: Politikisht përfiton Rama

March 18, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri deklaroi se rezulota e Shqipërisë për Iranin i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ai theksoi se është kryeministri Rama ai që përfiton direkt politikisht dhe se synon që të sillet si aleat i pazëvendësueshëm i amerikanëve, sidomos pasi SPAK shkoi në paradhomën  e tij.

“Me këtë përfiton politikisht direkt kryeministri Edi Rama sepse lidhet direkt me ngërçin e vet që ka me drejtësinë në Shqipëri. Ne kemi precedentin, pasi erdhi ftesa për Bordin e Paqes dhe Rama e shiti si ftesë personale. Pra Rama kërkon të sillet si aleat i pazëvendësueshëm i amerikanëve me shpresën që ky problem që ka këtu t’i zbehet. SPAK i ka shkuar te paradhoma, përmendet edhe në dosje.

Dosja Balluku dhe dosja AKSHI treguan që nuk ka të paprekshëm. Në shumicën e rasteve zonja Balluku është sjellë si vetë Rama…Pra është e qartë edhe fakti që nuk miratoi kërkesën për miratimin e imunitetit të Ballukut. Pra ai i çon mesazh amerikanëve që unë jam njeriu i juaj”, tha ndër të tjera ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mojtaba khamenei refuzon propozimet per depershkallezim 69b9e0f08226c
Lajmi i mëparshëm

Mojtaba Khamenei refuzon propozimet për depërshkallëzim

shqiptari qe jeton ne vjene jep detaje per tragjedine ku vdiqen tre shqiptaret e kosoves dhe nje tjeter nga bosnja 69b9e3484632e
Lajmi i radhës

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën tre shqiptarët e Kosovës dhe një tjetër nga Bosnja

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë