Kujt i shërben Ballkani i Hapur

April 11, 2022
1 minut lexim

Përderisa Serbia dhe Kosova nuk njohin njëra tjetren nuk mund të ketë Ballkan të Hapur!

Më 7 prill, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që pezullonte anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe vendet e rajonit, përfshirë Serbinë, votuan pro rezolutës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të arsyetuar vendimin e marrur kundra Rusisë arsyetohet duke deklaruar se Serbia ka dashur të abstenojë gjatë votimit, por është përballur me presione të mëdha.

Kurse Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste ( 09.04.2022) na “zbuloi” se pikërisht ishte Ballkani i Hapur ai që bëri të mundur që Serbia të ishte në anën e Perëndimit në OKB kundër Rusisë, dhe pastaj me mburrje vazhdoi “Jemi të vendosur për të ecur më tutje me Ballkanin e Hapur le të thonë çfarë të duan përfaqësuesit e turbofolkut nacionalist. Ne do vazhdojmë me Ballkanin e Hapur”.

Njëherit Kryeministri i Shqiperisë nuk heziton që me gjithë forcë të mbronë Ballkanin e Hapur duke përdorë fjalorin inatqor ndaj tri shteteve tjera të cilat nuk jan të gatshme të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur siq jan “përfaqësuesit e turbofolkut nacionalist” Mali i Zi , Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Politika shqiptare duhet të zhvillohet e pamvarun nga politikat serbe apo e Ballkanit të Hapur. Kjo më së miri u vertetue me rastin e pushtimit të Ukraines nga Rusia e Putinit, ku e gjith Europa e akuzoi Rusinë dhe përkrahen vuemjen e sanksioneve përveq Serbisë dhe Hungarisë,

Pse Edi Rama duhet të mbronë Aleksander Vuqiqin duke e mashtruar popullin e Shqiperisë se Ballkani i Hapur ishte ai që bëri të mundur që Serbia të ishte në anën e Perëndimit në OKB kundër Rusisë.?!

Edhe një herë duhet cekur se Ballkan të Hapur mund të ketë atëher kur të gjitha shtetet e ballkanit e njohin njëra tjetren dhe kanë statusin e barabartë si shtete të pavarura dhe sovrane.

Për deri sa Serbia dhe Kosova nuk njohin njëra tjetren nuk mund të ketë Ballkan të Hapur!

Atëhere kujt i shërben Ballkani i Hapur?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata e dënon me 6 vite burg për korrupsion, arrestohet në kufirin grek ish-ministrja

Story i radhës

Fëmija i llastuar: Këto janë gabimet që prindërit bëjnë më shpesh

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë