Kujt i pengon kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE? (Video)

“Jeni dëshmitar se si nga 1 janari, prej kur kemi marr kryesimin me OSBE, janë paraqitur parti politike dhe individë, që komprometojnë kryesuesin. Këtë qëllim kanë- të rrënojnë imazhin e shtetit, të humbin besimin ndaj institucioneve. Detyra jonë është të mos veprojmë në baza emocionale, por me gjakëftohtësi ta shohim perspektivën tonë, interesin tonë”. Kështu është deklaruar i pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot para mediave, derisa ishte në vizitë në Misionin e OSBE-së në Shkup. Pas marrjes së kryesimit me OSBE-në, shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, është në qendër të sulmeve nga qarqe antievropiane dhe jo vetëm, të udhëhequr nga Dimitar Apasiev, kryetar i “E Majta”- i njohur për qëndrimet e tij albanofobe. “A planifikon Bujar Osmani të solidarizohet me serbët që terrorizohen nga kosovarët…”, “Bugar Osmanov, zonja dhe zotërinj, nga suksesi në sukses”… komente këto nga Apasievi dhe shokët. Me marrjen e kryesimit të OSBE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut ka rol ndryshe në skenën ndërkombëtare dhe kjo po ndodhë kur me MPJ po udhëheq ministri i parë i jashtë shqiptar në RMV.

Story i mëparshëm

Haller: Trupi im u thye brenda, mbaj mend pamjet e dhimbshme

Story i radhës

Rugova: Sot pritëm kampionen tonë në gjimnastikë 

Të fundit nga