KUJDES! Plasaritet qelqi i urës “Syri” në Qendër të Shkupit

1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është plasaritur qelqi i urës “Syri” në Qendër të Shkupit, transmeton TV21.

Drejtori Stojançe Angellov thotë se është alarmuar Qyteti i Shkupit, nga ku thonë se qelqi nëpër të cilin kalojnë qytetarët, janë të sigurt, por sërish i paralajmërojnë qytetarët të mos shkelin në plasaritjet që janë paraqitur në qelqin e vendosur në urë.

“Na thanë se po punojnë për t’i ndërruar. Nuk është keq që qytetarët të mos shkelin te plasaritjet, edhe pse nga Qyteti thonë se nuk do të thyhen”, tha Angellov./TV21

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

KB Vëllaznimi me bord të ri

Story i radhës

Orban: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte shkaktuar luftë të re botërore

Të fundit nga