Kujdes nga këto shenja Horoskopi nëse i keni miq, janë xhelozë për suksesin tuaj

min lexim

Ka disa shenja që ndonëse janë miqtë tuaj dhe mund të jenë edhe më të mirët, ata do të jenë xhelozë për suksesin tuaj dhe atë që keni arritur dhe nuk do të mund ta ndajnë në asnjë mënyrë entuziazmin me ju. Le të shohim pak më poshtë për cilat tre shenja po flasim:

DASHI

Dashi është një shenjë shumë konkurruese. Ajo që më së shumti del jashtë kur sheh se miqtë e tij janë të suksesshëm është xhelozia dhe konkurrenca absolute se kush do të jetë më i mirë. Dashi nuk mund të pranojë që do të jetë i dyti, se të tjerët janë më të mirë se ai, kanë më shumë pasuri, bëjnë një jetë më të mirë, etj. Ai bie psikologjikisht, ngatërrohet me veten, mendon se meriton shumë më tepër në këtë jetë dhe fillon të bëhet negativ.

LUANI

Sado zemërmadh dhe arrogant të jetë Luani, ai mund të jetë edhe mendjevogël dhe xheloz. Ka raste kur ai pushtohet nga xhelozia dhe zilia dhe humbet shkëlqimin dhe mirësinë e tij. Nëse sheh që një nga miqtë e tij është më i suksesshëm se ai, më i pasur, më i bukur, ka një partner më të këndshëm dhe përgjithësisht një jetë më të mirë se ai, atëherë Luani fillon të ndjejë se brenda tij “vlon”. Ai dëshiron të gjitha këto dhe më shumë. E keqja e Luanit është se ai nuk mund të shtiret dhe fatkeqësisht do t’ua tregojë ndjenjat miqve të tij. Pra, njeriu e kupton lehtësisht se kjo nuk do të përfundojë mirë, përveç nëse personi tjetër është në botën e tij/saj dhe me dëshirë verbohet dhe e toleron.

AKREPI

Xhelozia është në ADN-në e Akrepit. Ose ka të bëjë me xhelozinë romantike ose sepse të tjerët kanë diçka që ai nuk e ka. Dihet që Akrepi i dëshiron të gjitha dhe dëshiron vetëm më të mirën. Kur sheh rreth tij njerëz që janë më të suksesshëm se ai ose njerëz të cilëve jeta u ka sjellë gjërat më të lehta se ai, atëherë bëhet xheloz dhe prej tij del vetëm keqdashje. Ai i shikon ata që e rrethojnë me gjysmë syri dhe qartë nuk mund të gëzohet me gëzimin e tyre. As nuk do të japë urime lehtësisht. Kur e kap pengesa, ai nxjerr një karakter të keq. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në FRPD, Evi Kokalari del me njoftimin e papritur dhe merr vendimin drastik

Story i radhës

Mesfushori gati për të marrë “frenat e mesfushës”

Të fundit nga