Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/ Kosova U17 pëson humbje nga Italia U17

April 23, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje sot si mysafire e Italisë U17, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Italia e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Kombëtaren e Kosovës në kuadër të grupmoshave U17.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për “Azzurët” e rinj e shënoi sulmuesi Alessandro Bolzan, i cili me golin e tij në minutën e 75’ ia siguron fitoren 1:0 italianëve.

Me pikët e reja, Italia zë vendin e parë në Grupin 6 me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas “Dardanëve” të rinj që renditen në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Italisë U17.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Filloi të rrënohet një pjesë e fasadës së ndërtesës së Qeverisë

Story i radhës

Mosha kur ai mund të të tradhtojë është…

Të fundit nga

ShkoLartë