Kualifikimet drejt Botërorit në futsall/Kosova zhvillon sot ndeshjet kundër Bullgarisë

April 8, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të fillojë sot rrugëtimin për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror të futsallit, ku në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve do të zhvillojë sot ndeshje si mysafire kundër Bullgarisë.

Me fillim nga ora 19:00, palestra “Palace of Culture and Sports-Varna” do të jetë nikoqire e përballjes mes Bullgarisë dhe Kosovës në futsall.

Në kuadër të këtyre kualifikimeve, të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin C, ku në të njëjtin grup gjenden Armenia dhe Skocia.

Në të kaluarën nuk ka pasur takime mes këtyre dy kombëtareve në futsall, kurse sa i përket formës në pesë ndeshjet e fundit, Bullgaria ka regjistruar një fitore, një barazim dhe tre humbje, kurse Kosova ka katër humbje dhe një fitore.

19:00 Bullgaria – Kosova (Palestra Palace of Culture and Sports-Varna).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dehari uron 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Story i radhës

Khloe Kardashian vishet me fustanin e punuar nga Valdrin Sahiti

Të fundit nga

ShkoLartë