ku te shkojne ata te gjore kurti per kerkesen e serbise per kthimin e 1 mije trupave ne kosove 63a055ab6a103

“Ku të shkojnë ata të gjorë”, Kurti për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

December 19, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, sot është deklaruar lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin e një mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Ai tha se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.

Kurti deklaroi se kjo kërkesë e Serbisë është “më shumë shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”.

“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, u shpreh Kurti.

MARKETING

RENT A CAR

ende te palevizura kurti nuk do te lejohet qe barrikadat ne veri te qendrojne edhe me gjate 63a05567256d0
Story i mëparshëm

Ende të palëvizura, Kurti: Nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe më gjatë

serite galaxy s23 mund te debutojne me vone sesa ishte parashikuar 63a0569da2786
Story i radhës

Seritë Galaxy S23 mund të debutojnë më vonë sesa ishte parashikuar

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë