Seritë Galaxy S23 mund të debutojnë më vonë sesa ishte parashikuar

Një prej pyetjeve që ende po bëjmë është se kur Samsung Galaxy S23 do të debutojë dhe një informacion i fundit nga industria hedh më shumë dritë.

Sipas informatorit të industrisë @ThaGalox, Samsung ka planifikuar të nxjerrë në shitje telefonët e rinj flagship në mesin e muajit Shkurt ndërsa diskutimet e brendshme të kompanisë janë përqendrua rreth çmimeve të tyre.

Raportime të mëhershme flisnin për një debutim në javën e parë të muajit Shkurt po tani duket se kemi për të pritur pse jo edhe deri në fund të muajit.

Dilema e Samsung rreth çmimit ngjall interes. Samsung padyshim do të kërkojë fitime të shëndetshme por pa larguar blerësit potencial.

Kujtojmë se seritë Samsung Galaxy S22 fillojnë nga 799 dollarë për modelin standard, 999 dollarë për modelin Plus dhe 1199 dollarë për modelin Ultra.

Spekulimet thonë se çmimet do të ngelen të pandryshuara. Nga ato informacione që janë publikuar deri më sot, seritë Galaxy S23 pritet të jenë një hap i madh përpara krahasuar me gjeneratën e kaluar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ku të shkojnë ata të gjorë”, Kurti për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

Story i radhës

Serbia nuk mund t’i vjedhë pronat e Isa Boletinit. Mitrovica është e shqiptarëve!

Të fundit nga