Ku “humbën” shoqatat e grave apo shoqatat e la mere(ica)ve të Kosovës?!

 

Një pyetje e kam.

-Përse nuk reaguan gratë aspak në lidhje me mobingun kundër zonjës Vjosa Osmani – Sadriu?!

Këtu eksplicit fjalën e kam pse shumica e grave të Kosovës nuk e çelën, “çele gurë gojën” sikurse thotë një fjalë e urtë e jona popullore dhe fare s‘iu bëri përshtypje “diskutimi” i adresuar nga njëra tek femra e tjetër?!

Por, vetëm shukaten!

Asnjë zë nuk u dëgjua?! Çfarë atakimi ndajë një zonje me nivel mençurie superlative, kombinuar me një elegancë e inteligjencë unikate së cilës vështirë është ti gjendet shoqja!

Atakim ndajë një femre, një Nëne, me vlera të shkëlqyera dhe të papara, në mesin e shumë Nënave të Botës, e që me këtë rast ASPAK fjalën nuk e kam për pozitën e funksionit, por për funksionin e pozitës së sajë si shtyllë e fortë e familjes.

Është shumë për tu çuditur se si gratë, përkatësisht femrat e shtetit tonë të Kosovës, shumë herë dhe në çdo rast, në të kaluarën e largët apo të afërme, për çdo ekses qoftë ai të ishte më i thjeshti i karakterit një gjinorë, eksplicit femërore apo ndonjë rast tjetër, shoqatat e grave menjëherë kompakt në formë unanime e demonstrativisht reagonin me kërkesat e tyre direkte për kërkimfalje të shpejtë nga personazhet – akter të eksesit në fjalë, për “sanim” të rastit edhe atë me të shpejtë e në mënyrë sa mw efikase!

Përderisa në rastin e para disa ditëve në parlamentin e Kosovës diskutimi banal i një femre ndajë femrës tjetër, lidhur me peshën dhe “kilogramët” nuk ishte aspak me vend dhe i qëlluar?!

Ishte i mbushur plot e përplot me inate, vrerë e xhelozi, lateral e i veshur me petkun e urrejtjes së gjinisë së njëjtë dhe çka më e keqja që ishte, ishte thjesht definicion i formuluar në formë naive rurale dhe shumë i cekët!

PARADOKS!

Ishte konkurrencë femre ndajë femrës që askund nuk të shpie përveç se në një qorrsokak!

Dhe mu ashtu sikur un e kam cekur në përmbledhjen, respektivisht në njërën nga antologjitë e botuara në Shqipëri të titulluar.

“TESTAMENTI i grave për Gratë” nga dëshira dhe shpresa e ime që gratë për gra gjithmonë të funksionojnë sipas principit të një fjalë të urtë gjermane që thotë;

“Eine Hand wäscht die andere”, “Njëra dorë e lanë tjetrën” e që më vonë, me inspirimin tim, unw kësaj fjale të urtë ia kam shtuar fjalinë tjetër si vijon;

“Eine Hand wäscht die andere und beide das Gesicht”, “Njëra dorë e lanë tjetrën e të dyjat fytyrën” kam ardhur deri te konkluzioni se; -“Solidariteti falco i femrave, e vështirëson jetën private dhe zyrtare”.

Andaj do të ishte shumë më mirë dhe e udhës që femra të mos “gjuaj gurë” kundër femrës, vetëm e vetëm për atë sepse njëra nuk ia ka arritur qëllimit si tjetra që të mos anashkalohet njëfarë forme teza se;

Çdo funksion e pozitë në jetë është e shkruar nga ZOTI dhe natyra që nga momenti i ynë i formimit si nano qelizë për arritjen tonë në këtë jetë, mu ashtu sikurse thotë populli se secilit prej neve “Zoti në ballë na ka shkruar se çka do bëhemi”.

Dhe së enkas pozitat dhe funksionet madhështore i zënë vetëm të zgjedhurit e Zotit dhe askush tjetër!

Story i mëparshëm

“Për kartën 8o mijë lekë, për patentë greke 100 euro”, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë

Story i radhës

Persona të maskuar hedhin sërish gurë në drejtim të gazetarëve në veri, dalin pamjet

Të fundit nga