Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Korçë akuzoi qeverinë Rama dhe pushtetin lokal për keqqeverisje, ç’ka sipas tij po e detyron rininë në këtë zonë të largohet nga vendi.
Ai sulmoi direkt kryebashkiakun socialist Filo dhe modelin e tij të qeverisjes, duke u shprehur se ndërsa qytetarët korçarë varfërohen çdo ditë ai është i vetmi që pasurohet.
Blushi: Keqqeverisja dhe varferia qe ka sjelle ne popull kjo Qeveri e ka kthyer gjithashtu Korcen gati nje shekull me pas, duke i kujtuar “Demonstraten e Bukes” te vitit 1936, sepse korcaret sot ashtu si ne ate vit te larget po ndjejne perkeqesim te situates ekonomike deri dhe elemente te krizes se urise dhe varferise.
Per te kuptuar arsyet le t’i referohemi modelit shume te keq qe po qeveris Korcen prej shume vitesh. Dikur kete qytet e udhehiqte me patriotizem Themistokli Germenji, ndersa sot Sotiraq Filo. Themistokli kujtohet edhe sot pas 100 vitesh ne Korce sepse shkriu pasurine e tij dhe sakrifikoi edhe jeten per lirine e Korces dhe per bashkeqytetaret e tij. Po Sotiraqi a do te mbahet mend pas 100 vitesh?
Jam i sigurte se jo sepse jo vetem nuk mendoi nje dite per banoret e ketij qyteti, perkundrazi tani qe korcaret varferohen cdo dite, Sotiraqi pasurohet cdo dite.
I ftoj korcaret t’i hedhin nje sy deklarates se pasurise se kryebashkiakut te tyre dhe sa here ta shohin ne rruge i ftoj ta pyesin: Po ti Sotiraq ku e ble buken? Ku e ble miellin, vajin, orizin, vezet, mollet dhe ushqimet e tjera? Po ti me se ngrohesh tani dimer? Po drute e zjarrit me sa i bleve kete vit? A ndjen ti rritjen abuzive dhe stratosferike te cmimeve?
Po si ka mundesi qe korcaret blejne sot gjithcka me shtrenjte se vjet dhe ndihen vit pas viti me te vjedhur dhe me te varfer, ndersa kryebashkiaku i tyre, qe duhet te jete sherbetori numer nje i qytetit, eshte pasurohet vit pas viti dhe e deklaron kete me mburrje.
A ble dhe ai njesoj si ju? Ne fakt sot nuk gjen nje shites buke dhe nje shites ushqimesh ne te gjithe qytetin qe te kete pare Kryetarin e Bashkise ne deren e dyqanit te tij per pazar. A e dini pse? Sepse nderkohe qe ju mes shume sakrificash mezi e mbushni tavolinen e drekes, Sotiraqi ha ne lokalet me luksoze te qytetit dhe pi veren me te shtrenjte ne Korce. Bashke me te edhe ministri Peleshi. Sepse keto dite qe halli i madh i korcareve eshte edhe shtrenjtimi i druve te zjarrit dhe pamundesia per tu ngrohur ne dimer, Niko Peleshi poston ne instagramin e tij video duke konsumuar koktejle me pije te shtrenjta alkoolike ne nje nga baret luksoze te Tiranes, mes flakeve te zjarrit.
Po si ka mundesi qe korcaret sot nuk e shtyjne dot muajin, ndersa Kryetari i Bashkise jo vetem ja del per mrekulli, por madje arrin edhe te kurseje.
Ka vetem nje pergjigje: Sotiraqi eshte simboli tipik i kryebashkiakut te Rilindjes qe ka vetem nje mision: vidh, abuzo dhe nenshtro.
Ai abuzon me taksat e qytetareve dhe ju vjedh cdo dite, nga tenderat e rrugeve tek tenderat e pastrimit, madje ju vjedh me festen e lakrorit, deri edhe me festen e birres. Te vjedhesh per feste ky eshte pasioni i rilindasve te babezitur, duke nisur nga Sotiraqi dhe e gjithe banda e drejtoreve te tij.
Por te mos kene merak sepse petet e lakrorit do hapen!
Ora e llogaridhenies per ta po afron dhe ju themi se nuk do ta bejne me gjumin e qete deri diten qe do te mbajne pergjegjesi per shperdorimet, abuzimet, deri dhe per qindarken e fundit qe kane vjedhur.
Te dashur miq,
Korca, simbol i rilindjes se vertete kombetare, gjithashtu ka nxjerre nder vite shume burra shteti, patriote e te ndershem. Korca ka patur minister edhe te madhin Pandeli Cale, por prej vitesh ka edhe Niko Peleshin.
Se cfare ka bere Pandeli Cale per Korcen nuk ka korcar te vjeter dhe te ri qe nuk e di. Ashtu sikunder nuk ka sot korcar qe nuk i di edhe bemat e Peleshit. Sepse ne e dime qe i paharruari Pandeli Cale, hyri ne qeveri si Pandeli dhe doli si Pandi. Hyri i pasur dhe doli i varfer. Ndersa ky ministri i sotem i Rilindjes, hyri si Niko, por po del si Be.
Korcaret nuk i kursejne nofkat dhe pseudonimet per personazhet gaztore te qytetit, qe u kane dhuruar te qeshura, por nuk i kane bere kurre deme qytetit. Ndersa Niko Peleshi eshte nder te vetmit ministra qe ka patur Korca, qe i ke sjelle me shume halle dhe i ke bere me shume deme. Dhe mbi te gjitha eshte i vetmi qe nofken nuk ja kane vene korcaret, por ja ka vene ai vetes.
Te gjithe korcaret e dine, qe Niko e quan veten Beu i Korces sepse ne fakt ky eshte edhe mentaliteti i tij, sundo si bejler nepermjet mashtrimit, propagandes dhe vjedhjes. A e keni degjuar si mburret neper ekrane? Korcen e bera une. Korcen, Niko e kane bere te bukur, te ditur, te arsimuar, te edukuar, te qyteteruar dhe te lire korcaret. Niko ne fakt ka zbukuruar vetem veten dhe as ka menduar nje dite se si te ndihmoje korcaret. Ka qene minister i Bujqesise dhe sot fermeret e Korces per shkakun e tij dhe te qeverise se tij po sharrojne pemet, po ju kalben perimet dhe po i hedhin prodhimet e tyre, mundin, djersen dhe gjakun, ne kanal, sepse nuk jane mbeshtetur por jane braktisur.
Dhe cfare ben Niko, vjen ne Korce bashke me kryehajdutin Edi Rama dhe u kerkon fermeve te jene te lumtur pse i hedhin prodhimet ne kanal.
Vetem nen drejtimin politik te Rilindjes, Edi Rames, Niko Peleshit dhe Sotiraq Filos, Korca ringjalli “Lendinen e Loteve”, simbolin me te trishte te ketij qyteti, sepse drama me e madhe sot e Korces eshte padyshim shpopullimi.
Rilindja, Edi Rama, Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo e zbrazen Korcen nga te rinjte dhe i detyruar serish te ikin ne emigrim, te punojne ne Greqi dhe ne Maqedoni te Veriut sepse ne Korce per ta nuk as pune dhe as te ardhura.
Ringjallja e “Lendines se Loteve” eshte vepra qe kjo bande po i le trashegim Korces, bashke me dyert qe i hapi mafies betonit qe ka shkaterruar shtepite karakteristike me kangjella te Korces, shkaterroi kalldremin e vjeter te qytetit dhe rrugicat plot fisnikeri e qytetari te saj, e bashke me to edhe kujtimet e vegjelise te korcareve.
Korca gjithashtu ka patur edhe nje filantrop, Thoma Turtullin e madh dhe te paharruar, qe i dhuroi qytetit biblioteken, kinemane, liceun, spitalin dhe jetimoren.
Sot “Rilindja” i ka sjelle dhurate Korces nje tjeter “bamires” por qe ndryshe nga i ndjeri Thoma Turtulli, qe rilindasit i zhduken edhe varrin, u ka sjelle Spiro Bardhib qe nuk po ju jep por po ju merr korcareve cdo prone te perbashket dhe pasuri te Korces.
Sepse ndryshe nga Thoma Turtulli, bamiresi “rilindas” Spiro Bardhi nuk i dha Korces asgje, perkundrazi i ka marre dhe po i merr gjithcka. I mori shtepine muze te luftes, i mori pjacen e Korces, u mori baret, restorantet, u mori Belvederen, u ka marre edhe tenderat.
Te dashur bashkeqytetare te mi,
Ne mijera anetare dhe simpatizante te Partise se Lirise, ndryshojme nga keta, sepse kemi nje mision per te shpetuar Korcen dhe jo per ta pushtuar, per ta zhvilluar, jo per ta vjedhur, sic kane bere keta, per te mos lejuar te rinjte te ikin por te ndertojne ketu te ardhmen e tyre dhe jo per t’i debuar sic kane bere keta, per t’u garantuar prinderve tane ne pension nje jetese dinjitoze ne Korce sic e meritojne dhe jo per t’ju shtrenguar lakun e varferise duke i detyruar te jetojne ne mjerim sic po bejne keta.
Bilanci i dhjeteve viteve ne pushtet te Rilindjes ne Korce eshte ky. I kane patur te gjitha pushtetet dhe nuk bene asgje nga ato qe premtuan. Sot mund te premtojne te tjera mrekulli, por a i beson kush kur kane 10 vite ne pushtet dhe nuk e mbajten fjalen. A ishte rilindja qe premtoi 300 mije vende te reja pune dhe qe ne fakt deboi mbi 740 mije shqiptare? Tani eshte koha te ikin keta dhe te japin llogari para drejtesise sepse nuk u ka ngelur me asnje shans dhe asnje rruge tjeter.
Ne jemi ndryshe nga banda e Rilindjes sepse ne jemi partia e fjales se mbajtur dhe ndaj kemi sot nje program konkret dhe plotesisht te realizueshem politik, qe ka ne objektiv paga dhe pensione me te larta, taksa me te ulta, me shume ndihma konkrete per familjet ne nevoje, me shume mbeshtetje ekonomike per bujqit dhe fermeret e Korces, per t’i lehtesuar te gjithe qytetaret te blejne vecanerisht me lire ushqimet dhe ato qe jane pasurite tona te perbashketa ujin, energjine dhe naften, qe ne i prodhojme vete, por qe nuk kemi mundesi t’i blejme me lire as sa fqinjet tane qe nuk i kane.
Ndaj Partia e Lirisë eshte angazhuar solemnisht, t’i japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!
Nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të forta dhe të pavarura;
Nga llogaridhënia te ndëshkueshmëria;
Nga mirëqeverisja te meritokracia;
Nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm te punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës;
Nga lufta kundër varfërisë deri mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë tonë.
Shqipëria do t’u përkasë të rinjve, sepse një shoqëri dhe një popull pa rini është si një trup pa shpirt apo si një familje pa fëmijë.
Sepse ne duam nje Korce dhe nje Shqiperi ku te rinjte kane mundesi te arsimohen cilesisht dhe te paguhen denjesisht, ndersa te moshuarit te marrin pensionet qe meritojne per ate cfare i kane dhene shoqerise dhe vete Shqiperise.
Me punen e palodhur, entuziazmin e jashtezakonshem dhe energjine pozitive te qindra te rinjve qe na bashkohen cdo dite jam i bindur se Korca do te jete nje vater shume e rendesishme e Partise se Lirise, qe ne thelb te programit te saj ka pikerisht ato vlera qe ky qytet i permbledh me se miri: Dije, kulture, arsim, qytetari dhe liri.
Të rinjtë do të kenë zërin e tyre të fuqishëm në Këshillin e Bashkisë së Korcës, por edhe në të gjithë Këshillat e tjera në mbarë vendin dhe sikurse e kemi premtuar të paktën gjysma e kandidatëve për Këshillave Bashkiakë do të jenë përfaqësues të të rinjve dhe të rejave në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet fort.