Portugalia triumfon me një penallti të dyshimtë të Ronaldos  

Cristiano Ronaldo me Portugalinë tregojnë fuqinë në 25 minutat e fundit, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Ganën, në takimin e xhiros së parë të Grupit H të Kampionatit Botëror në futboll.

Pesë gola për 25 minutat e fundit, një Portugali që shkëlqeu në krye me Ronaldon.

Në minutën e 63-të, gjyqtari akordon penallti ndonëse ishte e dyshimtë dhe as që ka reaguar VAR-i.

Ronaldo i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 65-të.

Për Portugalinë realizuan Ronaldo (65′- nga penalltia), Joao Felix (78′), Leao (80′) dhe për Ganën shënuan Ayew (73′), Bukari (89’).

Ronaldo u zëvendësua në minutën e 88-të.

Portugalia kryeson në Grupin H me 3 pikë, pasojnë Uruguai 1, Koreja e Jugut 1 dhe Gana 0 pikë.

Më 28 nëntor takohen: Koreja e Jugut – Gana (14.00) dhe Portugalia – Uruguai (20.00).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

IKSHP fton qytetarët e zonave të vërshuara të përdorin ujin vetëm për përdorim teknik

Story i radhës

“Ku e blen bukën, me çfarë ngrohesh?” Blushi sulmon Sotiraq Filon: I vetmi korçar që pasurohet në këtë varfëri

Të fundit nga