Kthenin patentat e bllokuara/ Arrestohet polici dhe 3 persona, ishin dënuar nga GJKKO për marrje ryshfeti

December 7, 2024
1 minut lexim

Blutë e Tiranës vunë në pranga një ish polic dhe tre persona të tjerë, të denuar nga Gjykata e Posacme pasi në menyrë të kundraligjshme, kundrejt ryshfetit u kthenin drejtuesve te automjeteve patentat e bllokuara nga policia rrugore.

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë së shtetit, Kujtim Xhaja, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe Enis Ballën 40 vjeç, dhe Revi Osmani, 28 vjeç.

Ata janë dënuar përkatësisht me nga 8 muaj burgim për veprat penale “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë i katërti i arrestuar, është specialist i administrimit të dokumentave, Alkid Ndreu, 49 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Katër të arrestuarit që janë dënuar nga GJKKO, janë pjesë e një rrjeti të goditur nga SPAK me 25 të pandehur. Gjatë hetimit të nisur në vitin 2023, SPAk zbuloi se personat e përfshirë mes tyre edhe efektivë policie, merrnin dhe jepnin ryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara. Duke marrë ryshfet deri në 1500 euro, patentat e bllokuara arriheshin të merreshein nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror para afatit të pezullimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i EULEX-it: Kryerësit e sulmit kaq të shëmtuar si në Ibër-Lepenc, kanë faktorin befasues

Story i radhës

Betis ia mohon fitoren Barcelonës në minutën e 90+4

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë