KSL ndalon protestat, paralajmërojnë kallëzime penale për shkak të presioneve ndaj punonjësve të administratës

April 27, 2022
1 minut lexim

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) ndaloi protestat që i paralajmëroi se do të mbahen çdo ditë para Kuvendit dhe Qeverisë deri sa të harmonizohen pagat me pagën minimale.

Vendimi është marrë pas mbledhjeve të Këshillit të Sindikatës gjatë ditës së djeshme dhe sotme.

Arsyeja e daljes së dobët në protestën e djeshme, sipas KSL-së, janë presionet që janë bërë ndaj punonjësve të sektorit publik dhe për këtë shkak ata paralajmërojnë kallëzime penale.

“Duke parë dhe analizuar të gjitha informacionet që vinin nga anëtarët dhe përfaqësuesit tanë sindikalistë, ne morëm një pamje të një presioni të ashpër politik që u zhvillua dje në sektorin publik. Duke marrë parasysh pasojat që mund t’u ndodhin atyre, në fakt KSL-ja ka një përvojë shumëvjeçare në degradimin dhe shkarkimin e anëtarëve tanë për shkak të veprimtarisë sindikale, vendosëm në disa institucione të ngremë kallëzime penale, e gjitha kjo me qëllim mbrojtjen e identitetit të anëtarët të cilët për shkak të deklaratës së tyre mund të përjetojnë shumë shqetësime në punën e tyre, thuhet në njoftimin e sotëm të KSL-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me SHBA-në

Story i radhës

300 të burgosur drejt Kosovës, ja çfarë po ndodh me Danimarkën

Të fundit nga

ShkoLartë