KSL kërkon harmonizimin e pagave tjera me pagën minimale

Rritja e pagës minimale ka ngritur në këmbë disa sindikata. E fundit ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL), e cila kërkon që deri në mars, pagat tjera të harmonizohen me pagën minimale, në të kundërtën nuk përjashtojnë mundësinë e një greve të përgjithshme nga sektori publik.

Nga KSL theksojnë se duhet të respektohet Ligji dhe marrëveshja kolektive, sipas të cilës parashihet harmonizimi i pagave me atë minimale.

“Kjo krizë nuk ka ndodhur pak ditë më parë me rritjen e pagës minimale, por vite më parë me rritjen e pagës minimale, me mos respektimin e Ligjit për pagën minimale dhe marrëveshjeve kolektive nga ana e Qeverisë. Nevoja për të respektuar ligjet dhe kontratat kolektive duhet të jetë sot dhe tani sepse nëse punonjësit e sektorit publik marrin pagën e muajit prill pa korrigjim do të ketë shumë kaos,tha Kryetari i KSL-së”, Blagoja Ralpovski

Ralpovski tha se të martën pas mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social kanë dërguar letër deri tek kryeministri Kovaçevski për të zgjidhur problemi, por që deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. Anëtarët e KSL, siç potencoi Ralpovski, vazhdimisht bëjnë presion dhe kërkojnë radikalizëm të hapave.

“Anëtarët tanë çdo ditë kërkojnë radikalizëm dhe ndërhyrjen tonë nëse ky problem me pagat nuk zgjidhet tash menjëherë dhe bën presion ndaj organeve udhëheqëse të Sindikatave të qytetit dhe KSL”, tha Ralpovski.

Kryeministri i RMV, Dimitar Kovaçevski theksoi se rritje e pagës minimale është hap historik dhe kjo rritje vlen për të gjithë punëtorët njësoj.

“Ligji për pagë minimale vlen për të gjithë punëtorët në shtet për sa i përket zbatimit të ligjit për pagën minimale në të gjitha institucionet, pavarësisht nëse janë funksione private apo publike, pra institucione që janë në përbërje shtetërore, zbatohen të njëjtat rregulla”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe ngaKSL bëjnë me dije se kjo çështje duhet të zgjidhet deri me 15 mars dhe të bëhet rebalanci i buxhetit sepse bëhet fjalë për një shumë më të madhe parash që duhet të ndahet. Nga Sindikata përkrahin amendamentet e opozitës, ndërsa u bëjnë thirrje edhe deputetëve tjerë të japin mbështetje në mënyrë që punonjësit e sektorit publik të marrin atë që u takon ligjërisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse Britania vendos në plan të parë paratë, përpara demokracisë

Story i radhës

Kovaçevski: Rritja e pagave është e varur nga marrëveshja kolektive

Të fundit nga