Kovaçevski: Rritja e pagave është e varur nga marrëveshja kolektive

Pas rritjes së pagës minimale në vend, kryeministri Dimitar Kovaçevski fatin e rritjes së pagave të tjera e lë tek marrëveshja kolektive që mund të bëjë secili institucion. Rritja e pagave edhe në sektorin privat edhe në atë publik sipas Kovaçevskit, duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit të punës.

“Sa i përket të gjithë pagave të tjera, ato janë lëndë e Marrëveshjes Kolektive. Marrëveshja Kolektive bëhet mes partnerëve social , në këtë rast Sindikatat dhe institucionet kompetente, pavarësisht nëse ato janë shtetërore ose private. Qëndrimi është që ashtu siç bisedonim për rritjen e pagës minimale, ajo duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit, këtë e pranuan edhe Sindikatat. Unë jam takuar me numër të madh të kompanive, ata të gjithë pajtohen që pagat duhet të shoqërohen me rritjen e produktivitetit të punës”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE me amendamente do të kërkoj nivelizimin e pagave në sektorin publik, gjegjësisht rritjen graduale të tyre në raport me minimalen.

“Qeveria nuk i respekton Marrëveshjet Kolektive që janë nënshkruar mes punëdhënësve dhe institucioneve. VMRO-DPMNE kërkon që shuma e koeficientëve dhe vlera e pikës së Marrëveshjeve Kolektive në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat të harmonizohet me rritjen e pagës minimale, me rritje graduale të pagave, ku vlera bazë e koaficinetit dhe pikës më të ulët është e barabartë me shumën e pagës minimale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO për këtë propozim kërkon mbështetje të të gjitha partive politike, sindikatave dhe punëdhënësve. Kjo parti poashtu kërkon që edhe pensionet nga muaji prill të rriten për 20%.

Përndryshe, një ditë më parë deputetët votuan nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale. Me këtë propozim ligj, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KSL kërkon harmonizimin e pagave tjera me pagën minimale

Story i radhës

Si e shohin krizën Rusi-Ukrainë, shtetasit amerikanë që jetojnë në Kiev

Të fundit nga