Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e para përfundimtare për zgjedhjet e djeshme që u mbajtën në Tetovë.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, më shumë mandate këshilltarësh në përbërjen e re do të ketë Lëvizja Besa – 12, më pas BDI – 11.
Dy partitë tjera shqiptare që kanë siguruar nga një mandat janë PDSH dhe Alternativa.
Këshilli i ardhshëm do të përbëhet nga katër këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe dy të LSDM-së.
Ndryshe, deri në zgjedhjet për këshill të ri erdhi pasi përbërja e kaluar nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare.