Futbollisti Altin Kryeziu është pjesë e skuadrës sllovene, Maribori.
“Gjatë përgatitjeve për derbin ka edhe një tjetër lajm të mirë: anëtari ynë i ri është përfaqësuesi i ri i Kosovës, i cili më parë ka luajtur edhe për të rinjtë e Sllovenisë.
Kontrata u nënshkrua deri në fund të sezonit 2023/24 nga lojtari 20-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës në mes të stërvitjes.
Altin Kryeziu, mirë se erdhe në ekipin tonë”, njofton ekipi i Mariborit.
Ky lojtar ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Torinos.