Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, sot do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më herët, pas ceremonisë së mirëseardhjes, siç ishte paralajmëruar, Kelin do të ketë tet-a-tet takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pas nënshkrimit të Irene Kelin në Librin e përshtypjeve, nga shërbimi për shtyp i kuvendit, paralajmëruan deklarata për media.
Janë paraparë takime me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane dhe me Arbër Ademin, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarë të Komisionit, si dhe me Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve.