Kryetari Rama: S’jam i kënaqur me pastrimin e Prishtinës

April 1, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është i kënaqur me mirëmbajtjen e kryeqytetit nga kompania “Pastrimi”.

Ai tha se janë duke punuar në drejtimin që Prishtinë të jetë më e pastër, por këtu kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Nuk jam i kënaqur me kompaninë “Pastrimi” dhe po ashtu me “Hortikulturën”, por jemi në proces e sipër të ristrukturimit për ta marrë këtë aspekt me përgjegjësinë më të madhe për ta pastruar Prishtinën.  Si rrjedhojë jemi duke organizuar dy data gjatë vitit që bashkë me FSK-në, policinë, shkollat, bizneset dhe OJQ-të do të pastrojmë  gjithë kryeqytetin dhe ta marrim si inicim për ta mbajtur pastër, sepse ne i hedhim [mbeturinat] se nuk pikin prej qiellit. Duhet të kemi bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë qytetarët e Prishtinës”.

I pari i Prishtinës këtë deklaratë e bëri derisa ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë në oborrin e Universitet të Prishtinës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Debati verbal degradoi në të shtëna armësh! Plagosja në Kallmet, zbulohet ku u kap autori

Story i radhës

Seedorf beson se Kylian Mbappe do të përshtatet

Të fundit nga

ShkoLartë