kryetari i pare i shkupit te vjeter feston 45 pranvera 620253a31c1f6

Kryetari i parë i Shkupit të vjetër feston 45 pranvera

February 8, 2022
1 minut lexim

Kryetari i parë shqiptar i komunës së Çairit dhe deputeti aktual i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti sot feston 45 vjetorin e lindjes së tij.

Izet Mexhiti lindi më 8 janar 1977 dhe është deputet dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet.

Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.

Në prill të vitit 2005 zgjidhet kryetar i komunës së Çairit, me çka me sukses filloi të ushtrojë këtë detyrë, pozicion të cilin e mbajti për 3 mandate.

Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementoi me sukses qindra projekte me çka dhe ndryshoi imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar t’i përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë.

Mexhiti është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto.

Gjatë karrierës së tij, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit.

Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dita e shen valentinit do te jete intensive per keto kater shenja te zodiakut 6202535da1d52
Story i mëparshëm

Dita e Shën Valentinit do të jetë intensive për këto katër shenja të zodiakut

vucic me escobarin dhe lajcakun pata bisede te veshtire 620254fda17cc
Story i radhës

Vuçiç: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë