kryetari i kuvendit afrim gashi takohet me nxenesit e shmk rilindja nga zhitosha e dollnenit 69fe0b8cd936e

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me nxënësit e SHMK “Rilindja” nga Zhitosha e Dollnenit

May 8, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1778255239198 780x470 1

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me nxënësit e SHMK “Rilindja” nga fshati Zhitoshë, Komuna e Dollnenit, në një atmosferë të mbushur me energji pozitive dhe pyetje interesante nga të rinjtë.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit ndanë mendimet dhe interesimin e tyre për arsimin, sfidat e të rinjve dhe perspektivën e tyre në të ardhmen, duke treguar përkushtim dhe ambicie për sukses.

Kryetari Gashi theksoi se këta të rinj janë dëshmi se suksesi nuk varet nga sfidat që i rrethojnë, por nga vizioni, vullneti dhe këmbëngulja për t’i bërë ëndrrat realitet.

Ai i inkurajoi nxënësit të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të mos ndalen së besuari në potencialin e tyre, duke theksuar se investimi te rinia është investim për të ardhmen e vendit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohet reperi i njohur ne florida nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike 69fe046279405
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet reperi i njohur në Florida nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike!

Të fundit nga

ShkoLartë