Kryetari i komunës së Istogut shpreh përkrahjen për kampionen e Kosovës

min lexim

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës në hendboll, Istogu, e ka mendjen të garat evropiane përkatësisht në përballje me Çairin nga Maqedonia e Veriut. 

Klubi istogas u vizitua nga kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati.

“Ilir Ferati viziton skuadrën e Istogut para fillimit të edicionit.

Kryetari i komunës së Istogut z.Ilir Ferati me bashkëpunëtor sot ka vizituar skuadrën kampione të Kosovës. Istogun, para fillimit të edicionit të sivjetshëm të superliges së Kosovës dhe ndeshjeve të EHF European Cup, të cilat fillojnë në tetor.

Kryetari i komunës shprehi  përkrahjen e tij për klubin e hendbollit Istogu, drejt sukseseve të reja, klubet tjera të komunës dhe në përgjithësi sportin në qytetin tonë.

Së bashku me drejtuesit e klubit u bisedua rreth sfidave që na presin në këtë fund vit, përmirësimin e infrastrukturës së Palestrës së Sportit në prag të zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut dhe ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Kosovës që do të zhvillohen në muajn nëntor,  pikërisht në palestrën e qytetit në Istog.

Në fund kryetari ju uroj kampionat të suksesshëm hendbollisteve istogase, ndërsa drejtuesit e klubit falënderuan kryetarin z. Ferati për vizitën e sotme në prag të edicionit të ri.

KHF Istogu falënderon kryetarin e komunës, institucionet përkatëse komunale dhe ato qendrore, si dhe të gjithë sponzorët tanë.

Bashkë drejt sukseseve të reja”, njofton KHF Istogu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ukraina: Agjentët rusë torturuan civilët në Kupyansk

Story i radhës

Ja kush u vra sonte në Gostivar (FOTO)

Të fundit nga