Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet një konference për media, ka prezantuar punët gjatë muajit janar.
Gjatë kësaj konference, i pari i Gjilanit ka vlerësuar lartë organizimin që është bërë në manifestimin kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2022, ndërkohë që ka përmendur edhe dhjetëra vizita nëpër drejtori e institucione shkollore, dhjetëra takime të rëndësishme me personalitete vendore e ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të komunës, sikurse edhe ato me qytetarët çdo të premte nga ora 16:00-18:00.
Ndërkohë, kryetari Hyseni ka paralajmëruar se emrat e drejtorëve të drejtorive komunale do të bëhen publik nesër (e mërkurë).
Fjala e plotë e kryetarit Alban Hyseni në konferencën për media:
Të nderuara media, ju faleminderit që keni ardhur në konferencën e dytë të rregullt të fund muajit, për të shpalosur punën e Komunës së Gjilanit gjate muajit janar.
Gjatë këtij muaji, zhvilluam 28 takime me institucione shtetërore, 13 takime me organizata jo qeveritare, 2 konferenca për media, 3 takime me Këshillin emergjent, 2 takime të hapura me qytetarë.
Vizituam disa drejtori nga të cilat u morën disa masa të rëndësishme të cilat do i paraqesim ndërkohë.
Në kuadër të takimeve me institucione shtetërore dhe ndërkombëtare, ndër ato takimet me të rëndësishme ishin takimi me BERZH, Bashkimin Europian, OSCE, Ministrin e MZHR-së, Kryesuesen e Komisionit parlamentar për politika të gjelbërta, Drejtorin e KEDS, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe KFOR-in.
Në takimin me BERZH, ku në mesin e 8 komunave të Kosovës është edhe Komuna e Gjilanit si përfituese e projektit “Kosova, Sistemet e Ngrohjes Qendrore; SF dhe VNMS”. Ky projekt është bashkëfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projekti është i dedikuar për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit (SF) dhe vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) për sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).
Në takimin njoftues me shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, z.Tomáš Szunyog, pranova urimet për mandatin e fituar me votë qytetare për udhëheqje të Gjilanit për katër vitet e ardhshme. Gjatë këtij takimi, me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, diskutuam rreth bashkëpunimit drejt ngritjes së efikasitetit të punës, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Në takimin me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z.Michael Davenport e njoftova me programin tonë qeverisës, dhe si temë diskutimi ishte edhe vizioni e disa nga prioritetet tona për komunën, siç janë: ndërtimi i institucioneve të reja dhe demokracisë, siguria e qytetarëve, barazia gjinore, të drejtat e pakicave dhe integrimi i tyre.
Në takimin me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, diskutuam për projektet e përbashkëta dhe zhvillimin e komunës së Gjilanit. Bashkëpunimi me nivelin qendror është i rëndësishëm dhe së bashku u dakorduam që ky komunikim i bashkëpunimit të vazhdojë.
Pritëm në takim drejtorin gjeneral të Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), z. Alpin Dogan, dhe përfaqësues të saj, ku u njoftuam për zhvillimet e fundit në sektorët e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në vend, si dhe sfidat qe kompania po kalon gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Kërkesë e imja ishte vendosja e trafos në objektin e ri të shkollës së artit. U dakorduam për modelin e bashkëfinancimit, në mënyrë që ky problem të zgjidhet dhe kjo shkollë të funksionalizohet sa më parë.
Në takimin më ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit në projektet ku mund të përfshihen edhe komunat ndërkufitare ku jetojnë shqiptarët, si dhe mundësinë e binjakëzimit të Komunës së Gjilanit me Bashkinë e Korçës.
Takimi njohës dhe miqësor me KFOR-in, ku te pranishëm ishin: Kolonel Paul C. Judge, Kapiteni Nicholas Smith dhe Komandanti i LMT kapiteni Deniz Demyriakan, potencuam se bashkëpunimi me KFOR-in është më se i nevojshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, andaj duke shprehur mirënjohje të veçantë për punën e tyre, shpreh gjithashtu gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Po ashtu, zhvillova tre takime te ndryshme me përfaqësues nga Lugina e Preshevës, saktësisht me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Nënkryetarin e Preshevës.
U dakorduam për bashkëpunim dhe zgjerim te bashkëpunimeve ndërmjet Komunave tona dhe nevojën e organizimeve të përbashkëta ne sfera te ndryshme, si ne Arsim, Kulture, Inovacion.
Gjatë këtij muaji u zhvillua Flaka e Janarit 2022, ku përkundër vështirësive të pandemisë, falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në organizimin e saj.
E filluam “Flaken e Janarit” me vizitën në Kodrën e Dëshmorëve me 11 janar e ndezjen e Flakadanëve për ta përmbyllur me Festivalin e Këngës Shqipe me 31 janar.
Mirëprita në takim artistin, shefin e departamentit në Universitetin e Arteve në Tiranë, z. Kastriot Tusha, dhe artistë të tjerë të Festivalit të Këngës Popullore Shqipe, “Fest Flaka”,aktivitet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.
Zhvilluam dy takime me bashkëqytetarë me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë mbi situatën në të cilën ata gjenden. Këto takime do të jenë të përhershme, çdo të premte.
Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Memorandumi u nënshkrua nga unë, si Kryetar Komune, dhe rektori i Universitetit, Prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Universitetit. Do të fillojmë me Departamentin e Shkencave Kompjuterike, me të cilët do të bashkëpunojmë në kuadër të Dixhitalizimit të Komunës.
Jemi të vetëdijshëm që gastronomët janë më të prekurit nga pandemia Covid-19, prandaj prita në takim një grup të gastronomëve të Gjilanit për të dëgjuar problemet dhe kërkesat e tyre.
Menjëherë pas rritjes se numrin te infektuarve me Covid-19, kemi zhvilluar takime me Qendrën Operative Emergjente, për të diskutuar rreth organizimit sa më të mirë rreth pandemisë. E kemi të gatshëm Qendrën Covid, ku në rastin e parë që rritet numri i hospitalizuarve, do ta aktivizojmë.
Vizitova disa drejtori e disa shkolla. Gjatë vizitave, hasem në parregullsi dhe thyerje të rregullave të punëve, ku ndërmorëm vërejtje me shkrim për 11 zyrtarë dhe një drejtor të shkollës. Përdorimin e alkoolit, duhanit dhe mosrespektimin e orarit të punës, nuk do ta tolerojmë në qeverisjen tonë. Ne jemi te hapur për bashkëpunim me gjithsecilin punonjës civil, por nuk do të vazhdohet të punohet si në qeverisjet e kaluara. Ndryshimi fillon nga brenda dhe përfituesi do të jetë vetëm banori.
Me kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve kemi qenë në kontakt të rregullt gjatë reshjeve të borës, u kemi treguar që krijimi i kushteve sa më të mira për banorët është primare dhe në çdo moment kemi qene aktiv edhe në inspektim personalisht të pastrimit të rrugëve dhe trotuareve.
Ndërkohë, unë besoj dhe shpresoj që nesër do të bëjmë publike përmes rrjeteve sociale edhe emrat e drejtorëve të Komunës së Gjilanit sepse parimisht mendoj se është çështje e mbyllur vetëm se duhet formalizimi i tyre edhe nëpërmjet njoftimit publik, ku edhe do të lehtësohet edhe më shumë puna në Komunën e Gjilanit dhe do të ecim kah e mbara.