Kryetari i Komunës së Ferizajt ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në këtë qytet, ku një person sulmoi me thikë katër qytetarë, prej tyre dy fëmijë.
Aliu ka thënë se kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë.
Ai ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejt në arrestimin e të dyshuarit.
Postimi i plotë:
Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore.
Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.
Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!
Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal.
Burimi: botasot.info