U bënë sot plot 21 vjet nga rënia heroike e bashkëluftëtarit tim të kauzave kombëtare, Fadil Nimanit – Komandant Tigrit. Kështu ka shkruar sot në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ahmeti më tej ka shkruar se do t’i ruajë gjithmonë me mall kujtimet për personalitetin atdhedashës të Fadilit dhe do të vazhdojë të përkujdesem që brezat e rinj të mos e harrojnë asnjëherë veprimin e tij trimëror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Brigadën 113 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Fadil Nimanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në kauzat tona të drejta kombëtare!