Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti sot përmes në posimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka urura 72 vjetorin e themelimit të Bashkimit Europian.
Sipas Ahmetit 72 vite më parë një shkëndijë shprese për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Europian.
“Atij triumfi i përkasim edhe ne, për përjetësinë dhe promovimin e atyre vlerave kemi punuar deri më sot, jemi betuar dhe asnjëherë nuk do të ngrejmë dorë. Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Europës. Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.