Nuhiu përkujton pabesitë ndaj shqiptarëve në frontin antifashist

Vendi ynë ishte në anën e koalicionit antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore!
Në luftën kundër fashizmit popujt e rajonit tonë, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë u angazhuan në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, në krah të koalicionit të madh antifashist.
Në Luftën për çlirim, shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, megjithëse ishin goditur pabesisht brenda radhave antifashiste.
Sot, përkujtoj ushtarët shqiptarë të armatës jugosllave që u vranë më 6 prill 1941në fronitin antifashist, prapa krahëve nga oficerët e tyre serb, ata që u zhdukën në Frontin e Sremit me urdhër të Shtabit Jugosllav, ata që me dhunë në mars – prill 1945, i mobilizuan, i dërguan në frontin e dytë të “Adriatikut” e i zhdukën në masakrën e Tivarit, ata që u vranë në Drenicë, Ferizaj, Tetovë, etj., nën etiketën “reaksionarë” e “ballistë”, ata të cilët ishin disa dhjetëra mijë!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5129925023761120&id=100002310186518
Story i mëparshëm

Ambasadori rus në Beograd: Qëndrimi për Kosovën s’ka ndryshuar

Story i radhës

Kryetari i BDI-së Ahmeti: Ne i përkasim Europës!

Të fundit nga