Kryetari Ali Ahmeti uron “7 marsin”, ndan një mesazh të fuqishëm për mësuesit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook u ka uruar 7 Marsin të gjithë mësuesve.

Të nderuar mësues dhe mësuese,

Ju që mbi supet tuaja mbani përjetësinë e kombit, ju që përcjellni tek të vegjëlit tanë për çdo ditë atdhedashurinë, shenjtërinë e gjuhës shqipe, kujtimin e trimave dhe dritën e dijes, pranoni sot urimet më të sinqerta me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit.

Ditë përkujtimi e reflektimi është kjo e sotmja edhe për rolin e jashtëzakonshëm të mësuesve tanë ndër shekuj, jehonën e fjalës së tyre të ditur që nuk arritën ta shuajnë as stuhitë e fuqishme të asimilimit dhe që u bë frymëzim i vegjëlisë në rrugëtimin për ekzistencën e kombit.

Lavdi e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë të arsimit që dhanë jetën në shërbim të lartësimit të vlerave kombëtare, respekt pafund për ata që vazhdojnë sot e kësaj dite këtë mision të shenjtë.

Story i mëparshëm

​ShSKUK: Spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Story i radhës

​Kosova merr pjesë në dy turne ndërkombëtar të boksit dhe në Kampionatin Evropian U-22

Të fundit nga