​ShSKUK: Spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me Covid-19, kurse në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 16 të tjerë post-COVID-19.

ShSKUK bënë të ditur se me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen tre pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, tre pacientë

Klinika e Pediatrisë, një pacient

Spitali i Gjilanit, gjashtë pacientë

Spitali i Pejës, dy pacientë

Spitali i Gjakovës, dy pacientë

Spitali i Ferizajt, dy pacientë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ktheu banesën në shtëpi bari, arrest me burg 40 vjeçarit, lirohen 3 punonjësit e OSHEE-së

Story i radhës

Kryetari Ali Ahmeti uron “7 marsin”, ndan një mesazh të fuqishëm për mësuesit

Të fundit nga