kryesia e lsdm sonte vendos per propozimet e vmro 6483c398f3b01

Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO

June 10, 2023
1 minut lexim

Sonte në ora 19:00 është caktuar seanca e Kryesisë Qendror të LSDM-së, në të cilën pritet të harmonizohet qëndrimi rreth negociatave me VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese.

Për konkluzionet e seancës publiku do të njoftohet pas përfundimit të saj, theksuan nga LSDM.

Zëdhënësi i partisë, Darko Kaevski, tha sot se në seancë do të diskutohet për mënyrën dhe rrjedhën e diskutimit, bisedimeve dhe debatit me VMRO-DPMNE-në.

“Edhe një herë do të theksojmë se është mirë që Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE pajtohen për amendamentet kushtetuese, sepse me këtë bashkërisht do të kontribuojmë në përmbushjen e aspiratës dekadash të qytetarëve dhe diçka që ua kemi borxh qytetarëve, që është rruga evropiane e shtetit. Siç e përmenda edhe më parë, presim që bisedimet të vazhdojnë në kahje pozitive dhe bashkërisht të presim gjithçka që na pret dhe që duhet bërë për rrugën evropiane të vendit”, tha Kaevski.

Ai shtoi se për ta është i pranueshëm efekti i vonuar i ndryshimeve kushtetuese deri në mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare dhe kjo është edhe në kuadër të negociatave.

VMRO-DPMNE kërkon që ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve të hyjnë në fuqi në momentin kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, në mënyrë që të mos ketë kushte shtesë nga pala bullgare. Por një kusht tjetër është një Qeveri pa BDI deri në zgjedhjet e radhës.

MARKETING

RENT A CAR

gjini kurti na ka marre fytyren dhe po i shkakton dem serioz kosoves 6483b272680eb
Story i mëparshëm

Gjini: Kurti na ka marrë “fytyrën” dhe po i shkakton dëm serioz Kosovës

prej neser mund te aplikoni online per regjistrim ne shkollat e mesme 6483dfb88a66a
Story i radhës

Prej nesër mund të aplikoni online për regjistrim në shkollat ​​e mesme

Të fundit nga

ShkoLartë