Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale po hetohet mbi akuzat për abuzim seksual

November 12, 2024
1 minut lexim

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (International Criminal Court – ICC), Karim Khan, do të përballet me një hetim të jashtëm lidhur me akuzat për keqtrajtimin seksual.

Khan, britanik nga kombësia, ka deklaruar se do të angazhohet në procesin e hetimit, por do të vazhdojë të mbajë postin e tij gjatë kohës që hetimi të jetë në zhvillim.

Ai ka mohuar publikisht të gjitha akuzat.

Ishte Khan, 54 vjeç, ai që njoftoi më herët se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e bazuar në Hagë, kishte lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin për krime të supozuara kundër fëmijëve të Ukrainës.

Në lidhje me akuzat për keqtrajtimin seksual kundër tij, prokurori kryesor kishte kërkuar një hetim nga organi mbikëqyrës i gjykatës, por trupi drejtues i ICC-së ka njoftuar tani se do të ndërmarrë një “hetim të jashtëm”.

Deklarata pasoi raportet mediatike për një dokument që përmban akuza kundër Khan, të cilat besohet të përfshijnë prekje seksuale të paautorizuar dhe “abuzim”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ishte humbur muaj më parë në Meke, gjendet shëndosh e mirë i moshuari nga Shkupi

Story i radhës

Madonna vazhdon t’i ndërroi partnerët, sapo i dha fund lidhjes së radhës

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë