Kryepolici i Bllacës që morri ryshfet ia kishte dhënë “BESËN” Zoran Zaevit (VIDEO)

April 13, 2022
1 minut lexim

Në zgjedhje ia dha BESËN shqiptare kryeministrit Zoran Zaev se do të jenë fitues sepse ai nuk i ka lënë të vetëm, andaj edhe ky nuk do ta lëre andaj fitorja është e sigurtë këto ishin fjalët e kryepolicit të Bllacës i cili sot u arrestua për marrje të ryshfetit nga 20 euro për pasagjer të Kosovës që kalonin kufirin nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e arrestimit e konfirmoi edhe zëvendësministri për Punë të Brendshme, Nazim Bushi, se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut, përcjell TS.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri.

Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-ës dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

Pas arrestimit të shefit të pikës kufitare në Bllacë, mësohet se aksioni është duke vazhduar dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Departamenti për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë./TS/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryepolici i cili u arrestua për ryshfet në Bllacë, mik i Shilegovit dhe Zaevit (VIDEO)

Story i radhës

Policia jep një “thes” me para për “kokat” e tyre/ Kush janë 5 të kërkuarit VIP dhe bëmat e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë