kryeparlamentari gashi takim me kreun e antikorrupsionit strategjia kunder korrupsionit do te procedohet pa vonesa ne kuvend 6a354d287441b

Kryeparlamentari Gashi takim me kreun e Antikorrupsionit: Strategjia kundër korrupsionit do të procedohet pa vonesa në Kuvend

June 19, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, gjatë të cilit është dorëzuar Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030.

Gashi e cilësoi takimin si produktiv dhe vlerësoi punën e komisionit në hartimin e dokumentit strategjik.

“E falënderova Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për punën dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e këtij dokumenti strategjik, i cili është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës”, deklaroi Gashi.

Ai bëri të ditur se dokumenti do të procedohet menjëherë në procedurë parlamentare, në mënyrë që të shqyrtohet sa më shpejt nga deputetët.

“E njoftova se Strategjia do të procedohet pa vonesë në procedurën parlamentare, në mënyrë që deputetët ta shqyrtojnë dhe debatojnë në afatet më të shpejta të mundshme”, theksoi kryeparlamentari.

Sipas tij, strategjia paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e standardeve institucionale dhe besimit të qytetarëve.

“Besoj se kjo strategji paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në institucionet publike. Kuvendi do të mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që forcojnë sundimin e ligjit, mbrojnë interesin publik dhe rrisin besimin e qytetarëve në institucione”, u shpreh Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konfirmohet me video lidhja e dashurise se teuta krasniqit 6a354a7b7f834
Lajmi i mëparshëm

Konfirmohet me video lidhja e dashurisë së Teuta Krasniqit

horror ne rrethin e kumanoves i vriste per te kryer marredhenie seksuale me trupat e pajete 6a354e6e31d24
Lajmi i radhës

Horror në rrethin e Kumanovës – I vriste për të kryer marrëdhënie seksuale me trupat e pajetë

Të fundit nga

ShkoLartë